Të fundit

Shkolla fillore: “Ibrahim Kelmendi”, sot pranoi donacionin e radhës nga Landi i Tirolit- prej 53 mijë e 500 euro

Edhe një lajm i mirë për Preshevën

Pas aplikimit nga Komuna e Preshevës për furnizim me mobilje të reja për tërë objektin e shkolles fillore: ” Prof Ibrahim Kelmendi”, sot kemi pranuar donacionin e radhës nga Landi i Tirolit- Departamenti i Marrëdhenieve me Jashtë, donacioni prej 53 mij 500 euro.

Qëllimi i këtij donacioni është pajisja me banka, karrika për nxënësit tanë si dhe mobilimi i administrates në shkollën fillore: Prof Ibrahim Kelmendi në Preshevë.

Donacioni vie pak ditë pasi kishin arritur bankat dhe karrikat nga Landi i Tirolit e që u shpërndanë në paralelet e kësaj shkolle nëpër Bashkësi Lokale.

Faleminderojmë Landin e Tirolit, Departamentin për Marëdhënje me Jashtë, për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë duke ndihmuar Komunën e Preshevës