Të fundit

LR pezullon procesin zgjedhor të mbredshëm partiak, shkak Covid-19

Lëvizja për Reforma njofton se do të pezullojë aktivitetet e procesit zgjedhor të zgjedhjeve të mbrendshme partiake për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike që është krijuar së fundmi nga Covid-19 në komunën e Preshevës., raporton Ministria e Lajmeve

Më poshtë e keni njoftimin e plotë të LR-së

NJOFTIM-

Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së infeksionit nga Covid-19, procesi zgjedhor i nisur nga strukturat e LR-së, ku mbajtja e kuvendit ishte paraparë të mbahej me datë 22 Nëntorë 2020, pezullohet deri në një njoftim të dytë.
Periudha pandemike të cilës i bashkangjiten edhe virozat stinore, kërkon angazhimin e gjithësecilit për të garantuar sigurinë individuale dhe atë publike.
Të gjithë së bashku do ia dalim!