Të fundit

Komuna e Bujanocit ndau subvencione për 73 bujqi

Postimi i kryetarit të komunës së Bujanocit Nagi Arifit

“Sot ndamë aktvendimet për 73 bujq dhe 3 shoqata të bletarëve të komunës sonë në vlerë prej 7.881.452,00 dinarë (mbi 67.000 €).

Nga konkursi i shpallur nga komuna e Bujanocit kanë përfituar të gjithë bujqit të cilët kanë paraqitur aplikacionet me kohë.

Uroj që mjetet e ndara të ndihmojnë në lehtësimin e kushteve për zhvillimin e bujqësisë dhe rendimentet bujqësore të jenë më të mëdha.”