Latifi mposht rusin Aleksei Oleinik
Boksieri shqiptar me pasaportë suedeze, Ilir Latifi ka mposhtur boksierin Aleksei Oleinik.
Latifi e ka mposhtur boksierin veteran rus 45-vjeçar, në UFC pas vendimit unanim të gjyqtarëve.
Në meçin e zhvilluar të shtunën mbrëma Latifi dominoi tri raundet ndaj rusit dhe u kurorëzua si fitues në fund.