FutbollSporti

“Çmenden” mediumet serbe pasi futbollisti serb pranoi të përfaqësojë Kosovën.

Futbollisti i Flamurtarit, 17 vjeçari, Ilija Iviç është tema më e përfolur në futbollin Ballkanas.

Iviç që me prejardhje është serb, ka befasuar të gjithë duke pranuar që të jetë pjesë e kombëtarës u19 të Kosovës, transmeton Ministria e lajmeve.

Pothuaj se të gjitha mediumet serbe kanë “gozhduar” të riun nga Graçanica, i cili i përket nacionalitetit serb, duke kritikuar ashpër vendimin e tij që të luaj me Kosovën.Portalet serbe ‘Blic’ dhe ‘Informer’, kanë publikuar lajmin me titullin “Shpërthen Bomba, serbi i parë në Përfaqësuesen e ‘shtetit të rrejshëm’ dhe kjo e fundit brenda lajmit ka vendosur një anketë ku i kanë pyetur lexuesit se lëvizja e 17 vjeçarit a është turp, a e ka tradhtuar Serbinë dhe se a është zgjidhja më e keqe e mundshme.Ndërsa portali tjetër ‘Telegraf’ ka nisur lajmin me titull “Shokuese, serbi ka pranuar të luaj për të ‘ashtuquajturën’ Kosovë”, raporton Ministria e Lajmeve.