FutbollSporti

Bayern triumfon ndaj Koln dhe kthehet në krye të tabelës

Ka përfunduar FC Koln – FC Bayern Munchen në Bundesliga.

Bayern Munchen ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Koln me rezultat të thellë 4 me 1, shkruan Gazeta Blic.

Golat për Bayernin i shënuan Gnabry dy herë, Lewandowski dhe Coman nga një. Kurse për skuadrën e Koln shënoi Mark Uth.

Pas kësaj fitore Bayerni vazhdon ta kryesoj tabelën në Bundesligë.