Konvokohet seanca e Kuvendit Komunal në Bujanoc
Të martën, Kuvendi Komunal i Bujanocit do të mbajë seancën e katërt të rradhës për vitin 2022, me fillim prej orës 10:00. Për seancë është propozuar ky
REND I DITËS
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga seanca III e Kuvendit Komunal e mbajtur më 19.07.2022.
- Propozim Vendimi mbi rishikimin e Buxhetit të Komunës së Bujanocit për vitin 2022,
- Propozim Vendimi mbi shpërndarjen e mjeteve nga Trupi Kordinues, për vitin 2022,
- Programi i posaçëm i ndihmës buxhetore të Komunës së Bujanocit, ndaj NP “Komunalia” Bujanoc,
- Propozim Vendimi mbi aprovimin e ndryshim – plotësimit të tretë të planit rregullues general të Bujanocit,
- Propozim Vendimi mbi harmonizimin e afarizmit të NP “Komunalia” nga Bujanoci me Ligjin mbi Ndërrnarjet Publike,
- Propozim Aktvendimi për emërimin e Këshillit të shkollës “Branko Radiçeviq” në Bujanoc,
- Propozim Aktvendimi për emërimin e anëtarit të Këshillit të shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc,
- Propozim Aktvendimi për emërimin e Këshillit të shkollës “Desanka Maksimoviq” në Bilaç,
- Emërimi i Komisionit për zgjedhjet e Bashkësive Lokale në territorin e Komunës së Bujanocit.
- Të ndryshme.
Rendi përfundimtar i ditës do të caktohet në seancë.
Shërbimi i KK