Kryesore

Nga sot fillon regjistrimi i popullsisë në Luginë të Preshevës

Ftojme te gjithe qytetaret e Komunes se Presheves per regjistrim.
Te tregojme se sa shqipetar jemi 🇦🇱

Të nderuar qytetarë,

Sot filloi regjistrimi popullsisë dhe regjistruesit do të vizitojnë çdo amvisëri dhe për 31 ditë dhe do të trokasin në çdo shtëpi.

Për regjistrim nevojitet EMRI, MBIEMRI, NR.PERSONAL

Mund ti regjistroni të gjithë antarët e familjes suaj, pa marrë parasysh ku jetojnë, Kosovë, Maqedoni, Shqipëri apo në ndonjë shtet në Evropë

Nuk ka rëndësi që personi nuk gjendet fizikisht në shtëpi

Duhet të regjistrohen të gjjthë, nga ata që kanë lindur dje e deri te më të vjetrit.

Mund të regjistrohen edhe ata që nuk kanë dokumenta valide, dmth kanë numër personal dhe kanë jetuar në Serbi

Nëse eventualisht nuk gjendeni në shtëpi regjistruesi do të lërë ID e tij dhe numrin e Call Center i cili është 0800 444 005 kurse thirrja është pa pages. Ju vet e lini terminin se në çfarë kohe të vie regjistruesi.

Çdo regjistrues duhet ta kryej këtë detyrë me përgjegjësi kurse qytetarët të përgjigjen sa më masovikisht ndaj regjistrimit i cili ka domethënie të madhe për qytetarët.