Të fundit

SH.K.A Presheva do të mbajë koncertin e radhës me datë 29.01.2020

Shoqata Kulturore Artistike Presheva, me datë 29.01.2020 do të mbajë koncertin e radhës në ambientin e Shtëpisë së Kulturës ‘Abdulla Krashnica në Preshevë, përcjell Ministrialajmeve.com.

SH.K.A Presheva për vitin që lamë pas realizoi një sërë aktivitetesh e koncerte në vendin tonë dhe në rajon, poashtu u dekoruan me çmime të ndryshme artistike e kulturore. Shoqata në fjalë përbehet disa artistëve dhe muzikantëve më të spikatur që ka Presheva e që këtë e kanë dëshmuar ndër vite duke na pëfaqësuar me muzikë të mirëfilltë shqiptare nëpër gjitha trojet shqipfolëse.