Të fundit

Komuna e Preshevës shpall gjendje të jashtëzakonshme

Sot në mbledhjen e mbajtur të radhës së Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme, pas një analize të thellë nga anëtarët e shtabit, merren këto konkluzione:

1. Shtabi Komunal për S.J në Preshevë i propozon Kryetarit të Komunës shpalljen e Situatës së Jashtëzakonshme epidemiologjike – Covid 19 në tërë territorin e Komunës së Preshevës .

2. Autorizohet drejtori I Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë që të koordinoj punën e barnatoreve kujdestare dhe të ndaloj dhënien e medikamenteve pa recept të mjekut.

3. Urdhërohen Ordinancat private në Preshevë që të informoj Shtabin Komunal për S.J. ose Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë për çdo raste të paraqitjeve të pacientëve me simptome Covid 19

4. Autorizohet kryeshefi I administratës komunale në Preshevë që të shkurtoj orarin e punës për puntorët e sektorit publik gjatë kohës së situatës së Jashtëzakonshme dhe lirim nga puna të punëtorëve mbi 60 vjeç, nënave me fëmijë të vegjël dhe punëtorëve me sëmundje kronike.

5. Urdhërohet ndalimi i punës së restorantëve, kafiterive dhe objekteve të gastronomis prej ora 20:00 deri në ora 05:00, gjatë kohës së situatës së jashtëzakonshme

6. Inspekcioni komunal në koordinim me Stacionin Policor në Preshevë vazhdimisht të kontrolloj zbatimin e konkluzioneve të s
Shtabit Komunal për S.J. dhe zbatimin e urdhëresës së Ministrisë së Shëndetësisë të Serbise numër 512-02-9/30/2/2020-01 të datës 16 Korrik 2020.

Vendimet hynë në fuqi nga sot.