Lajme

Avdullah Hoti: Marrëveshja përfundimtare me Serbinë do të jetë njohja reciproke, të enjten ka edhe një takim në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë më media pas takimit që ka pasur me liderin e PD-së, Lulzim Basha ka theksuar dialogu ka filluar pas një kohë të gjatë.

Ai tha se dialogu është shumë i qartë dhe ka një platformë mjaft të qartë, raporton Gazeta Blic.

Shefi i Qeverisë kosovare tha se marrëveshja përfundimtare duhet të jetë njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Të enjten do të jetë një takim tjetër në Bruksel, ku do të jetë koordinatori i Kosovës për dialog, të cilin do ta emëroj shumë shpejt”, tha ai.