Komuna e Bujanocit, nënshkruan kontratat e masave të rehabilitimit energjetik

10.329.600,00 DINARË PËR ZBATIMIN E MASAVE TË REHABILITIMIT ENERGJETIK

Komuna e Bujanocit ka shpërndarë sot kontratat për 74 përfitues nga konkursi për zbatimin e masave të rehabilitimit energjetik. Në këtë konkurs kanë konkuruar 132 qytetarë, kurse përfitues janë 74 prej tyre, të ndarë në 6 masa, ku vlera e përgjithshme është 10.329.600,00 dinarë.

Nga kjo shumë, për masën 1 – ”ndrrimi i dyerve dhe dritareve” kanë përfituar 28 persona me nga 140.000,00 dinarë.

Për masën 2 – ”fasadim dhe termo-izolim” kanë përfituar 9 persona me nga 210.000,00 dinarë.

Masa 3 – ”vendosja e kalldajave apo zëvendësimi i tyre” ka 11 përfitues me nga 110.000,00 dinarë.

Për masën 4 – ”shtrirja e rrjetit të ri apo zëvendësimin e saj ekzistues për ngrohje qendrore” kanë përfituar 6 persona me nga 120.000,00 dinarë.

Për pompa termike në masën 5, kanë përfituar 5 persona me nga 250.000,00 dinarë, derisa për ngrohjen e ujit për amvisëri me rreze diellore që është në masën e 6-të, me nga 104.000,00 dinarë kanë përfituar 14 persona.

Është viti i dytë me radhë që ky projekt realizohet në komunën e Bujanocit, kurse financohet nga komuna e Bujanocit në bashkëpunim me Ministrinë e Energjetikës dhe Minierave të Republikës së Serbisë.

Tekst i publikuar në Facebook nga komuna e Bujanocit