Të fundit

Pushteti Lokal në Preshevë nis hapjen e bunareve

Përfaqësuesit e Pushtetit Lokal në Preshevë, rrespektivisht kryetarja e komunës së Preshevës Ardita Sinani nëpërmjet një postimi njoftoi se ka filluar hapja e bunareve nëpër disa lokacione ku mendohet që ka ujë të mjaftueshëm, transmeton Ministria e Lajmeve.

Në videon e publikuar znj.Sinani shihet edhe prania e z.v kryetarit Ragmi Mustafa ku së bashku me ekpertë të kësaj fushe inspektuan hapjen e një bunari.

Mes tjerash ajo premtoi se kjo nismë do të vazhdoj edhe në disa lokacione tjera të qytetit e qe në këtë formë t’i mundësohet qytetarëve uji i pishëm në kohë konstante, dhe në funksion të rregullt e stabil.