LajmeTë fundit

Medreseja e Luginës së Preshevës reagon ndaj deklaratës të Suad Shabanit

Medreseja e Lugines se Presheves ka reaguar ndaj deklarates te mesemdhenesit te ketij intutucioni Suad Shabanit, i cili pak ore me pare njoftoi opinionin publik per disa mosmarveshje ne shkollen edukative Medresene.

Mirpo nuk kaloi shume kohe dhe ministrine e lajmeve e kontaktuan shkolla. e Medresese, duke na thene se keto deklrata nga ana e z.Shabi nuk jane te verteta dhe jane akuza kundrejt institucionit.Me poshte e keni reagimin e plote te Medrese te Lugines se Presheves
​Reagim 
Medreseja e Luginës së Preshevës reagon ndaj shpifjeve të Suad Shabanit  dhe njofton opinionin e gjërë se akuzat e  Suad Shabanit ndaj Medresesë së Luginës së Preshevës vërtetë janë të pabaza dhe konfliktuoze.
Suad Shabani gjatë gjysëmvjetorit të parë të këtij viti shkollor 2018-2019 është bërë pjesë e kësaj vatre duke iu besuar lënda e Hadithit të vitit të tretë dhe të katërt. 

I lartëpërmenduri ka qenë profesori më i privilegjuar për sa i përket numrit të orëve për një mësimdhënës fillestar, 

mirëpo i lartëpërmenduri jo që është treguar mosmirënjohës ndaj kolektivit të Medresesë ,përkundrazi ai pati filluar qysh në fillim të shfaqë disa ide të drejtimit vehabit të cilat nuk përkojnë me statutin  e Medresesë së Luginës së Preshevës e cila për bazë ka drejtimin “Hanefi Maturidi”.
Megjithatë i është tërhequr vërejtja nga disa mësimdhënës dhe stafi drejtues.

Njëherit  është premtuar nga po ky profesor se do t’i përmbahet besnikrisht statutit të Medresesë e cila siç cekëm më parë vepron nën drejtimin apo ndjek shkollën Hanefi –  Maturidi.
I lartëpërmenduri në vend që të vepronte për ngritjen e këtij tempulli të lartë ai për fat të keq u rradhit në rradhët e atyre të cilët janë kundër Medresesë dhe kjo për faktin se herë pas here postonte në profilin e tij gjëra jo serioze dhe jo të drejtimit hanefi. 
Akuza të tilla i lartëpërmenduri ka hedhur edhe ndaj disa profesorëve dhe profesoreshave të tjera dhe jo vetëm ndaj Lulzim Hasanit.

I lartëpërmenduri poston një postim se kinse po mban ligjerata  të drejtimit “Hanefij” në xhamin e tij.
Ky person  pa e pyetur dhe pa marrë leje nga Medreseja i fton nxënësit për të  marrë pjesë në ligjeratat e tij jashtë planprogramit  të medresesë kur dihet se në medrese mundet të mësohen orë shtesë ,prandaj edhe këtu është shkel statuti i medresesë.

 Pastaj ajo më skandalozja është se tenton në mënyrë indirekte t’i largojë nxënësit nga Medreseja e t’i dergojë ata në kurse kuranore të ndryshme, jashtë sistemit menhexhor të medresesë. 

Akuzat se prof.Lulzim Hasani i është drejtuar Koordinatorit të kësaj Medreseje për sharkimin e tij nga vendi i punës, janë të pabaza, sepse tek e fundit Medreseja ka këshill të profesorëve dhe është nën ombrellën e Bashkesisë islame të Preshevës. 
E verteta është se Profesorët si dhe stafi i medresesë janë tubuar  te gjithë dhe kanë mbajtur mbledhje  të jashtëzakonshme më datë: 21.02.2019 ku dhe kanë dalë me vendimin  që i lartpërmenduri  të përjashtohet menjëherë nga Medreseja e Luginës së Preshevës. 

Njëherit e njoftojmë xhematin e Luginës së Preshevës dhe më gjerë se akuzat që ka hedhur Suad Shabani kundrejt Lulzim Hasanit se kinse ai është “Dërvish” janë të pa baza dhe përçarëse. Stafi i medresesë si dhe  Bashkësia Islame në Preshevë   e njohin mire Lulzim Hasanin  ngase e kemi profesor për katër vite me radhë dhe aspak s’ka bazë ajo me të cilën është sulmuar nga përçarësi i lartëpërmandur.
Me postimet e tij dinake Suad Shabani vetëm e vetëm po bënë përçarje tek puntorët e Medresesë, nxënësit e saj si dhe  dëshiron t’i infiltrojë në  problemet që vet i ka krijuar dhe po futë hasmëri në xhematë që të urrehet Medreseja e Luginës së Preshevës. 

Apelojmë së pari  tek i lartëpërmenduri që t’i ndalë këto akuza sepse s’i bëjnë nderë aspak një besimtari e aq më pak një hoxhe!

Vendimi pra për largimin e tij ka lidhje me mospërfilljen e statutit të Medresesë e jo qërim hesapesh individuale.
Edhe nxënësit duhet të jenë vigjilentë e të mos bien pre e këtyre fitneve e përqarjeve.

Lusim Allahun e Lartësuar që ta nxjerr në shesh të vërtetën! 
Njofton sektori për informim pranë Medreses së Luginës së Preshevës..