Kamberi kërkesë konkrete ndaj Qeverisë së Serbisë: Ndani nga 10 milion euro në vit për Luginën e Preshevës
Deputeti dhe kryetari i PVD-së Shaip Kamberi ka vazhduar me ofenzivën e tij diplomatike për Luginën e Preshevës. Ai sot ka njoftuar se ka inicuar sot te Qeveria e Serbisë formimin e “Fondit të veçantë për zhvillimin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”.
Njoftimi i plotë i z.Shaip Kamberi👇
Për vite me radhë zyrtarë të Qeverisë së Serbisë, propagojnë “angazhim për zhvillim ekonomik” të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.
Ndërkohë, Bujanoci, Presheva e Medvegja mbeten komunat më të pazhvilluara në nivel të republikës.
Lugina Presheëvës nuk ka nevojë për mbështetje deklarative. Zhvillimit të sajë i nevojiten investitorë, investime konkrete, përkrahje finansiare dhe lehtësime plotësuese për investitorët.
Me qëllim të ndërprerjes së trendit të ikjes së të rinjëve, krijimit të një të ardhme me perspektivë, hapjen e vendeve të reja të punës dhe krijimin e një ambienti që tërheq investimet e huaja, kam iniciaur sot, te Qeveria e Serbisë formimin e “Fondit të veçantë për zhvillimin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”.
Propozimi është që Fondi të ketë lerën vjetore prej 10 milion eurove, ndërsa menaxhimi i tij të bëhet nga Trupi Koordinues, duke u mundësuar transparencë maksimale në menaxhim.
Shfrytëzuesit e Fondit do të ishin komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, shoqëria civile, mediat, organizatat sportive, bizneset e vogla e të mesme e këtyre komunave.
Fondi i veçantë për të stimuluar zhvillimin ekonomik, ka për qëllim:
- Financimin e projekteve infrastrukturore të rëndësishëm për biznesin lokal dhe jetën e qytetarëve;
- Mbështetjen e hapjes së vendeve të reja të punës nëpërmjet subvencioneve dhe trajnimeve;
- Stimulimin e investitorëve të huaj dhe vendor nëpërmjet lehtësimeve tatimore dhe përkrahjes infrastrukturore;
- Zhvillimin e kapaciteteve arsimore dhe profesionale në përputhje me nevojat e tregut të punës.
- Krijimin e një linje të veçant për subvencionimin e bujqësisë.
- Krijimin e lehtësirave të veçanta për të gjitha bizneset e vogla dhe të mesme, organizatat e shoqërisë civilie, medias, klubeve sportive, përgjatë aplikimit të tyre në konkurset e të gjitha ministrive.