Të fundit

Sinani sot priti në takim kryetarin e Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq

Gjatë ditës së sotme në kabinetin e saj, kryetarja e komunës Preshevë Ardita Sinani ka pritë në vizitë delegacionin e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të kryesuar nga kryetari, z.Zoran Stankoviq.

Në takim znj.Sinani ka ngritur problemet aktuale politike dhe socio-ekonomike, që nga pasivizimet e deri te mungesa e investimeve në çështjet e zhvillimit ekonomik dhe rritjen e vendeve të reja të punës.

“Njëherësh u pajtuam që Trupi Koordinues të mbështes projekte, sa i përket përmirësimit të kushteve në arsim, shëndetësi, infrastrukturë rrugore dhe ngritje profesionale të mësimdhënësve” ka deklaruar kryetarja Sinani