Gjashtë të vdekur dhe 109 të shëruar në 24 orët e fundit në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në gjashtë orët e fundit janë regjistruar gjashtë vdekje nga COVID-19, raporton Express.
Me këto raste, numri i vdekjeve në vend që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 164, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Numri total i rasteve pozitive është 6.680 raste nga 33.289 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 164 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.
IKSHP’ja ka njoftuar edhe për shërimin e 109 pacientëve./