Lajme

Arrestohet i dyshuari kryesor Dardan Krivaqa

Policia e Kosovës ka arrestuar personin e shumëkërkuar, Dardan Krivaqa, i dyshuar për vrasjen e 18 vjeçare, Marigona Osmani.

Mehmet Alajdini nga policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se i kërkuari tashmë është në pranga dhe pritet të sjellët në stacionin policor, shkruan arbresh.info.

Para pak minutash e kemi marrë konfirmimin e Dardan Krivaqa është arrestuar nga policia”, ka bërë të ditur zyrtari policor në një konferencë për media, deri sa po mbahej protesta ku kërkohet drejtësi për Marigona Osmanin.