Lajme

Vuçiq: “Diçka e quditshme po ndodh, i tërë rajoni po armatoset”

Të mërkurën në mbrëmje mysafir në studiot e Televizionit publik të Serbisë-RTS, ishte presidenti Serb, Aleksandër Vuçiq, i cili u duk tejet i shqetësuar në lidhje me armatimin e shteteve të rajonit siç është rasti me Kroacinë, Shqipërinë dhe Kosovën, transmeton Ministria e Lajmeve.Në pyetjen e gazetares në lidhje me përhapjen e lajmit për armatimin ushtarak që po arrin nga Gjermania në Kosovë për të cilat Kosova ka kryer pagesën. A ju duket që Gjermania mban anën e Shqiptarëve pak më shumë se sa shtetet tjera europiane?“Unë i kam kërkuar menjëherë raportin ushtarak kur e kam parë këtë lajm në Sputnik, nuk mendoj se do të marrin tanke ‘leopard’ nuk e përjashtojë këtë por nuk e mendoj. Nuk e përjashtojmë mundësinë, shërbimet tona na kanë njoftuar se është e mundur të marrin armë për të shkatërruar automjetet antitank dhe helikopterët”- është përgjigjur Vuçiq, përcjell Ministria e Lajmeve.