Lajme

Bekim Haxhiu e zë studentin duke kopjuar në provim, vendosë ta publikojë në FB

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili është edhe mësimdhënës në Fakultetin e Mjekësisë, Bekim Haxhiu, ka treguar një metodë të kopjimit që e kanë përdorur studentët në këtë afat të provimeve.

Në fotot që ka publikuar Haxhiu në Facebook, shihet se studentët kanë tentuar të kopjojnë me orë te mençura.

“Këtë metodë të kopjimit e kam hasur në këtë afat të provimeve, tek një student gjatë mbajtjes së provimit në Fakultetin e Mjekësisë në Departamentin e Fizioterapisë”, ka shkruar Haxhiu.

Ai u ka bërë thirrje studentëve që të mos kopijojnë, duke thënë se para pacientëve do të duhet të dalin me njohuritë që kanë mësuar e jo me orë dhe telefona të mençur