Lajme

Britanikja “The Guardian” shkrim për Mafian Shqiptare

Britanikja “The Guardian” shkrim për Mafian Shqiptare. Mënyra sesi ia dolën shqiptarët të pushtojnë tregun e kokainës në Britaninë e Madhe është një mësim në fushën e kriminalitetit; si të bësh miq me mafiat më të rrezikshme në botë, dhe të jesh nën kërcënimin absolute të dhunës. Shqiptarët konsiderohen si të sofistikuar, profesionistë dhe se kanë marrë në dorëzim 2 portet më të mëdha në Europë.

Media britanike “The Guardian” i ka kushtuar një artikull mafies shqiptare në Angli dhe mënyrës sesi arriti të marrë nën kontroll tregun e kokainës.

Në shkrim flitet për Hellbanianz, një grup shqiptarësh që kanë në zotërim Gascoigne në lindje të Londrës. Hellbanianz janë një grup shqiptarësh që ekspozojnë në rrjetet sociale jetën e tyre luksoze dhe orët Rolex, për të rekrutuar sa më shumë të rinj në grup. Hellbanianz i përkasin “tregut me pakicë” të kokainës. Ata janë ‘zbatuesit’ e rrugës së mafias shqiptare, e cila është në rrugën e marrjes së tregut prej 5 miliardë dollar në Mbretërinë e Bashkuar.

Videot muzikore të bandës i kujtojnë shikuesve se “Hellbanianz janë gati për dhunë”. Megjithatë, thonë burimet policore, Hellbanianz janë shkalla më e ulët e mafies shqiptare.

Për të kuptuar më mirë rritjen e jashtëzakonshme të shqiptarëve në Britaninë e Madhe, duhet të ngjiteni në katin e 12-të blloqeve të pronave në Gascoigne. Por duhet të shkojmë përtej Atlantikut, në xhunglat e Amerikës Latine, aty ku nis historia e Mafias Shqiptare.

Mënyra sesi ia dolën shqiptarët të pushtojnë tregun e kokainës në Britaninë e Madhe është një mësim në fushën e kriminalitetit; si të bësh miq me mafiat më të rrezikshme në botë, dhe të jesh nën kërcënimin absolute të dhunës.

Gjithçka nisi me një model biznesi që ishte i thjeshtë në koncept, por mjaft i guximshëm për të përmbysur rendin ekzistues. Shqiptarët hodhën poshtë të gjithë modelin. Ata filluan të negociojnë drejtpërdrejt me kartelet kolumbiane që kontrollojnë prodhimin e kokainës. Dërgesa të mëdha u organizuan direkt nga Amerika e Jugut. Zinxhirët e furnizimit janë mbajtur në shtëpi.

Sipas ekspertëve britanikë shqiptarë merrnin nga kartelët kolumbianë nga 4000 deri në 5500 kilogramë kokainë, ndërsa rivalët e tyre, merrnin nga holandezët shumë më pak. Shqiptarët ulën çmimin e kokainës dhe shtuan pastërtinë e saj.

Efekti shqiptar ka ndikuar thellësisht në përdorimin, prodhimin dhe ekonominë e kokainës. Droga është më e lira në Britaninë e Madhe që nga viti 1990 dhe më e pastra që ka qenë për një dekadë, gjë që ka shkaktuar më pak vdekje të regjistruara. Rivalët e bandave shqiptare si Hellbanianz fillimisht luftuan për të konkurruar, sepse ata kishin një produkt inferior dhe më të shtrenjtë. Opsioni i tyre i vetëm ishte të blinin kokainë me burim Mafian Shqiptare. Për të realizuar modelin e tyre, shqiptarëve iu duhen kontrolli i porteve europiane. Për këtë ata nisën bashkëpunimin me Ndrangheta-n, e cila kontrollon tregtinë kontinentale të kokainës në Evropë.

Ekzistojnë dëshmi të konsiderueshme se jo vetëm shqiptarët punojnë me ‘Ndrangheta, por se ata kanë formuar aleancat më të forta dhe se mafia italiane i konsideron si të barabartë. Dy janë portet më të mëdha që përdoren nga shqiptarët, Rotterdam në Holandë dhe Antwerp në Belgjikë. Në porte janë 240 mijë të punësuar, një grup prej të cilëve punojnë për ‘Ndrangheta dhe Mafia Shqiptare. Shqiptarët konsiderohen si të sofistikuar, profesional dhe bëjnë atë që premtojnë, në bazë të kodit shqiptar të besës.