Lajme

SNS-i i Vuçiqit me fitore bindëse në Serbi

Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Aleksandar Vuçiq sipas rezultateve të para jozyrtare ka shënuar fitore bindëse në zgjedhjet e sotme parlamentare.

Sipas mediave serbe, SNS ka fituar 63.4%, duke siguruar gati 180 vende deputetësh në Kuvendin republikan që numëron 250 vende. Në vend të dytë është radhitur Partia Socialiste Serbe me 10.3%, e treta është radhitur partia “Shpëtimi” me 3.9%.