Lajme

Ministrit serb i ndalohet hyrja në Kosovë

Kosova i ka ndaluar hyrjen ministrit për Rini dhe Sport në Serbi Vanja Udoviçiq. Kështu ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq

Petkoviq ka thënë se autoritet në Prishtinë pa dhënë ndonjë arsye të fortë kanë refuzuar kërkesën e tij për të hyrë në Kosovë.

“Autoritetet në Kosovë përmes një njoftimi në mesnatë  kanë ndaluar hyrjen në territorin e Kosovës ministrit të Rinisë dhe Sportit Vanja Udoviçiq. Ai duhej të fliste sot në Universitetin e Prishtinës me seli të përkohshme të Mitrovicë, për t’iu dhënë atyre bursa studentëve dhe më pas do të vizitonte Qendrën për Zhvillim Ekologjik dhe Sporte në Zubin Potok, por autoritet e Prishtinës pa dhënë ndonjë arsye refuzuan vizitën e tij dhe qëndrimin e tij në Kosovë e Metohi” ka shkruar mes tjerash Petkoviq.

Më tutje Petkoviq ka akuzuar aurotietet se po veprojnë në kundërshtim me marrëveshjet e arritura në Bruksel.

“Përkundër kësaj të gjtiha këto pengesa dhe ndalime nuk do ta në ndalojnë të vazhdojmë ndihmën tonë për njerëzit në provicën jugore. Madje edhe më fuqishëm do të avokojmë për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt dhe me të mirë për mbijetesën e tyre në Kosovë e Metohi. Vizita e ministrit ishte në përputhje me të gjitha procedurat e marrëveshjes për vizitat zyrtare dhe në kohë. Ne do t’i informojmë të gjitha institucionet ndërkombëtarë për sjelljen arrogante të Prishtinës” ka shkruar mes tjerash ai.

“MPJD-ja nuk e ka aprovuar kërkesën e ministrit për të hyrë në Kosovë”, thuhet në përgjigjen nga MPJD për ndalimin e hyrjes së ministrit serb. 

Më 11 qershor Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës gjithashtu ia kishte ndaluar hyrjen në Kosovë ministres së Punës në Serbi Darija Kisiq Tepavçeviq.

MPJ përmes një përgjigje për Kohën ka konfirmuar se nuk ia ka aprovuar kërkesën për hyrje Tepavçeviq.