Magazina

‘Arti është dashuri dhe dashuria është bashkëshortja’

Nëpërmjet artit arrin të sqarosh shumë më tepër se me fjalë të zakonshme. Arti është dashuri dhe dashuria është bashkëshortja. Së paku kështu Bob Marley ka menduar.

Ai ka ditur të dashurojë dhe e ka ndier dashurinë. Edhe ndaj botës, por posaçërisht ndaj bashkëshortes. Dhe në mënyrë të përsosur ka sqaruar se si duhet dashuruar ato:

“Mbase nuk do t’i jesh mashkulli i parë, as i fundit, as i vetmi. Ka dashuruar para teje dhe mbase do të dashurojë edhe pas teje. Mirëpo, nëse tani të dashuron, vallë a ka qenë diçka tjetër më e rëndësishme?

Ajo nuk është e përsosur – por as ti nuk je. Dhe ju të dy mbase kurrë nuk do të jeni bashkërisht të përsosur, mirëpo nëse ajo mund të të bëjë të qeshësh, të detyron që dy herë të mendosh, të pranosh që është qenie njerëzore dhe që gabon, qëndro pranë dhe jepi asaj sa më shumë që mundesh.

Mbase nuk do të mendojë për ty çdo sekondë gjatë ditës, mirëpo do të të japë një pjesë të vetes për të cilën e di që mund t’ia thyesh – zemrën e saj. Prandaj mos e lëndo, mos e ndërro, mos e analizo dhe mos prit më shumë se që ajo mund të të japë.

Qesh kurdo që të bën të lumtur, bëri me dije se të çmendë dhe të mungon kur nuk të është afër”.