KryesoreMagazina

Sekretet e Kubit të Rubikut: Kush e zbuloi dhe rrëfimi për njeriun që humbi 26 vjet duke u marrë me të (Foto)

Kubi i Rubikut apo siç njihet Rubiku feston ditëlindjen e 45-të këtë vit, dhe është ende shumë popullor edhe sot.

Rreth 350 milionë njësi të kësaj “lodre të mençur” janë shitur, duke fituar një pozicion ndoshta si lodra më e shitur ndonjëherë.

Rubiku tani vjen në forma dhe madhësi të ndryshme, por logjika pas tyre qëndron e njëjtë: Për të renditur atë në çdo anë, sipas të njëjtës ngjyrë dhe është jashtëzakonisht e vështirë.

Sipas hulumtimit të plotë të matematikanëve, ka një numër të mahnitshëm të variacioneve që mund të bëhen me këtë lodër dhe gjetja e një të duhure është jashtëzakonisht e vështirë.

Veçanërisht kjo bëhet e vështirë sepse duhet të mendojmë 20 hapa përpara, gjë që nuk është e lehtë për trurin tonë.

Por kush dhe kur e zbuloi?

Sipas të dhënave, Kubi i Rubikut – Rubiku mban emrin e shpikësit, profesorit të arkitekturës hungareze Erno Rubik.

Ai dha mësim në Shkollën e Artit Komercial në Budapest, por është i njohur për botën, jo për profesionin e tij direkt, por për shpikjen e tij të zgjuar.

Ai studioi skulpturën dhe arkitekturën, dhe ndërtoi modele gjeometrike si një hobi. Ndërsa ndiqte hobin e tij, ai “goditi” idenë e krijimit të një “misteri të vogël” që përbëhet nga 27 blloqe druri për t’i mësuar studentët e tij rreth objekteve tre-dimensionale.

Madje, siç thuhet, përcjell Telegrafi, edhe vetë Rubikut i mori një muaj kohë për të zgjidhur enigmën e tij për herë të parë.

Ai vendosi ta patentonte atë në vitin 1975.

Ernő Rubik në vitin 2014

Në vitin 1977 Rubiku filloi të prodhohet dhe të shitet si një lodër në Hungari, nën emrin “Kubi magjik”. Pas nënshkrimit të një kontrate me prodhuesit amerikanë të lodrave “Ideal Toys” në vitin 1979, misteri u riemërua, pasi Kubi i Rubikut filloi të shitet në mbarë botën.

Kjo është kur numrat arritën kulmin – në vitin 1980, 4.5 milionë njësi u shitën dhe numrat vazhdonin të rriteshin.

Dhe mrekullia veçse kishte ndodhur.