Ardita Sinani ngushëllon vdekjen e djalit të Nexhat Dacit
Ardita Sinani ngushëllon vdekjen e djalit të Nexhat Dacit
Të dashur familjarë të Arian Dacit,
I Nderuar kryetar i Akademisë së Kosovës, z. Nexhat Daci,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen tragjike të djalit Tuaj, Arianit.
Në emrin tim dhe të gjithë anëtarësisë së PVD-së dega në Preshevë, Ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Arianin.
Ardita SINANI