Lajme

Kryetari i Komunës të Preshevës Shqiprim Arifi ngushllon familjen Daci

Kryetari i Komunës të Preshevës z. Arifi ka ngushlluar familjen Daci. Ai në profilin e tij zyrtar ka shprehur ngushllimet e tij më te sinqerta për vdekjen e djalit të veprimtarit Nexhat Daci. Më poshtë e keni shkrimin e plotë të Kryetarit Arifi.

E nderuara familja Daci
I nderuari kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Republikës së Kosovës, akademik Nexhat Daci.

Me dhimbje të thellë pranova lajmin për ndarjen nga jeta të djalit tuaj Arianit, dhimbje të cilën bashkë me mua e ndanë e gjithë Lugina e Preshevës me ju.

Kujtimet e bukura me Arianin le të jenë forcë për ju.

Në emër të qytetarëve të Komunës së Preshevës pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e familjarit tuaj.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Arianin.

Shqiprim Arifi
Kryetar i Komunës së Preshevës