BotaTë fundit

Ambasadori Amerikan kërcënon Gjermaninë me tërheqjen e trupave

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) po marrin në konsideratë tërheqjen e disa trupave amerikane të vendosura në Gjermani, për ti zhvendosur në Poloni që konsiderohet si destinacion i ri i tyre, transmeton Ministria Lajmeve


Kjo është bërë e ditur nga Ambasadori Amerikan në Gjermani, Richard Grenell. Kërcënimi me tërheqje trupash, vjen në mesin e dallimeve mes Berlinit dhe Washingtonit në lidhje me kontributin e Gjermanisë në Nato dhe çarjen më të fundit të shkaktuar nga refuzimi i Gjermanisë për të marrë pjesë në një mision detar të udhëhequr nga SHBA në Gjirin Persik.

“Është në fakt fyese të mendosh që taksapaguesit amerikanë duhet të vazhdojnë të paguajnë për të patur 50 mijë amerikanë në Gjermani, ndërkohë që vetë gjermanët shpenzojnë çdo tepricë në programet e brendshme”, tha Ambasadori Amerikan Richard Grenell.

Presidenti amerikan Ddonald Trump ndërkohë ka përmendur mundësinë e lëvizjes së disa trupave amerikane nga Gjermania në Poloni edhe në bisedimet me presidentin polak, Andrzej Duda në Washington, në qershor.

Gjermania është vendi evropian ku janë vendosur pjesa më e madhe e trupave amerikane, me 35 mijë ushtarë të dislokuar bashkë atje përkrah 17 mijë amerikanëve civilë të punësuar nga ushtria amerikane