Të fundit

Arifi: Ndjej kënaqësi të veçant që sot përfunduan trasnferet e mjeteve tek qytetarët

“Ndjej kënaqësi të veçant që sot ka përfunduar procesi i transferit të mjeteve tek qytetarët e Komunës së Preshevës” – kështë është shprehur z.Arifi nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në facebook.

Tutje i pari komunës vlerëson se shuma e 750 mijë eurove që është ndarë për ti dalur në ndihmë qytetarëve të prekur nga pandemia ka ndoshur për herë të parë në komunën e Preshevës.

Postimi i plotë :

Ndjej kënaqësi të veçant që sot ka përfunduar procesi i transferit të mjeteve tek qytetarët e Komunës së Preshevës.

Plot 750’000 Euro dhe për herë të parë në historikun e vendit tonë ndihma shtresave të prekura nga pandemia: 681 përfitues nga bizneset familjare, 849 bujq, 953 studentë, 1661 pensionista, mjete për familjet në asistencë sociale, ndërsa për herë të parë ua rritëm pagat punëtorëve të shtëpisë së shëndetit si dhe ndërmarrjes higjieno-teknike “Moravica”.

Burimi i mjeteve mbi gjysëm milioni Euro nga buxheti i Komunës së Preshevës dhe 200 mijë nga Qeveria Kurti e Republikës së Kosovës! ❤