Të fundit

Mbahet Panairi i Gjashtë Ndërkombëtar i Bletarëve në Bujanoc

Komuna e Bujanocit në bashkëpunim me shoqatat e bletarëve “Polen 2012”, “Apicula” dhe “Nectar 2022” kanë organizuar Panairin e Gjashtë Ndërkombëtar të Bletarëve, dhe i cili është mbajtur sot në Qendrën Sportive “Rinia” në Bujanoc me moton “Bletat nuk njohin kufinj”.

Të pranishëm në këtë eveniment ishin 50 ekspozues të cilët vijnë nga vende të ndryshme të Ballkanit, si Serbia, Kosova, Maqdonia e Veriut, Shqipëria dhe Bulgaria. Ky panair mblodhi rreth 500 vizitorë, të cilëve iu prezentuan lloje të shumta të mjaltave.

Kryetari Arifi i cili hapi zyrtarisht këtë panair, theksoi se interesimi i madh i vizitorëve dhe eskpozuesve në këtë ngjarje, na jep një motiv më tepër që sektori i bletarisë të mbështetet edhe më shumë nga komuna e Bujanocit në të ardhmen.

Kryetarët e shoqatave të bletarëve shprehën falemnderim për organet komunale, e në veçanti për kryetarin e komunës së Bujanocit për përkrahjen financiare, me ç’rast edhe ndanë mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan për organizimin e panairit të gjashtë ndërkombëtar të bletarëve.