Të fundit

Kamberi reago pasi që Serbia paralajmëroi shërbim të detyrueshëm ushtarak

Serbia ka paralajmëruar për shërbim të detyrueshëm ushtarak.

Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq ka deklaruar se përderisa është në atë pozitë, Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria Serbe nuk do të heqin dorë nga iniciativa për të kryer sërish shërbimin e detyrueshëm ushtarak, transmeton Ministria e Lajmeve.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar deputeti Shaip Kamberi, në reagimin e tij ai u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Serbi duhet ta refuzojnë.

“Rajoni ka nevojë për paqe dhe progres, ndryshe vendimet e këtilla luftënxitëse vetëm sa na rikthejnë në vitet e 90-ta”- shkroi Kamberi.