Lajme

Kosova goditet nga ‘Ethet e Minjve’: Epidemia e merr viktimën e parë në Junik

Fluturim Gaxherri, 21 vjeç nga komuna e Junikut, është viktima e parë qe ka vdekur nga semundja e etheve të minjve.

I riu Gaxherri siç meson Gazeta Metro rreth një muaj me parë kishte marrë semundjen e etheve të minjve, si pasojë e konsumimit të ushqim i cili ishte infektuar nga minjtë.

21 vjeçi fillimisht kishte vetem temperatur ndërsa me vonë iu kishte keqësuar gjendja dhe ishte shtrirë në QKUK, ai kishte rënë në koma, ku pothuajse për një muaji nuk kishte asnjë përmisim, ndërsa mbrëm është komtuar lajmi i hidhur nga familjarët për vdekjen e tij.

Vlenë të theksohet se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ditë me parë kishte alarmuar lidhur me situatën epidemiologjike me ethet e minjve, duke bërë thirrje që ushqimet të ruhen nga minjtë.

Ky institut kishte treguar përmes Facebook’ut për një rast që ishte ishte gjendje të rëndë