FutbollSporti

Zyrtare: Shqiprim Taipi është futbollist i Kukësit

Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori Shqiprim Taipi eshte zyrtarisht futbollist i skuadres sone! Futbollisti 24-vjecar ka firmosur diten e sotme me klubin nje kontrate dy vjecare duke u bere keshtu futbollisti me i ri ne skuader.

⚽️ Taipi vjen te Kukesi pas aventures me Skenderbeun ne kampionatin shqiptar, duke u bere ne kete menyre perforcimi me i ri ne skuader. 24-vjecari e njeh mire Kategorine Superiore pasi ka luajtur prej 3 sezonesh me Skenderbeun, teksa te Kukesi do te bashkohet me vellane e tij, Gjelbrim Taipi.

?? Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mesfushorit Tapi me fanellen e ekipit tone. Miresevjen Shqiprim 

“Kukësi çdo vit ka qenë ndër vendet e para dhe shpresoj që të jetë ashtu. Më bindi arsyeja që Kukësi thuajse çdo vit luan në Kupat e Europës dhe kjo ishte arsyeja pse u transferova këtu. Më motivon fakti që do të luftojmë për objektiva madhore. Shpresoj që të jemi ndër vendet e para. Roli im është mesfushor dhe shpresoj që më shumë të shërbej për shokët se sa të shënoj”, tha Taipi.

Skeda e Lojtarit:
Emri: Shqiprim Taipi
Mosha: 24 vjeç
Kombësia: Shqiptar
Gjatësia: 1.74 m
Pozicioni: Mesfushor
Klubet e meparshme: Shkendija, Shkupi, Prishtina, Skenderbeu