BoksSporti

Pak orë para fillimit të meçit: Joshua ka një paralajmërim për Andy Ruizin

Rimeçi shumëpritur mes Anthony Joshuas dhe Andy Ruiz Jr do të zhvillohet sonte nga ora 22:00.


Anthony Joshua dhe Andy Ruiz Jr do të përballen edhe njëherë tjetër. Rimeçi mes tyre do të zhvillohet në Arabinë Saudite dhe pritet të fillojë nga ora 22:00.

Para këtij meçi ka folur boksieri britanik, Anthony Joshua, i cili në meçin e parë kishte pësuar humbje nga meksikani me pasaportë amerikane.

“Do të jetë definitivisht një katastrofë nëse humbi, por unë nuk po e mendojë humbjen. Këtu kemi dy anët e monedhës dhe unë duhet të fitoj patjetër, pasi ata tre tituj më takojnë vetëm mua” – ka thënë Joshua.

Në rast se Joshua fiton sonte, më pas do të takohej me fituesin nga meçi tjetër interesant mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury, i cili zhvillohet në janar të vitit të ardhshëm.