FutbollSporti

Barcelona e ringjallë interesimin për Willianin

Barcelona ka shfaqur përsëri interesimin për brazilianin e Chelseat.]
Skuadra katalonase është gati që ta ofrojë Malcomin për ta marrë Willianin, transmeton Gazeta Express.

Malcom ka dështuar në stinorin e parë në “Camp Nou” dhe klubi është gati që ta shkëmbejë atë me Willianin, për të cilin kishte një interesim të madh gjatë afatit kalimtar të verës.

Barcelona bëri tri oferta për Willianin gjatë verës mirëpo pa sukses, dhe pastaj u kthye kah Malcom, të cilin e transferoi nga Bordeauxi.