LajmeTë fundit

‘Zona e lirë’: Boshko Obradoviq e fton Vucicin për një lojë shahu para Kryesisë

Opozita serbe, e cila po proteston tash sa muaj kundër pushtetit të Aleksandar Vucicit në Serbi, ka formuar në Beograd të ashtuquajturën “Zonë të lirë”, e cila është shtrirë deri para ndërtesës së Kryesisë së Serbisë, transmeton Ministria Lajmeve


Lideri i lëvizjes serbe “Dveri” deri sa po e kryen kohën e tij të kujdestarisë në këtë zonë, e ka shtruar tabelën e shahut dhe po e pret kryetarin e Serbisë, të cilin e ka ftuar në një lojë shahu.

Gjatë një proteste të mëhershme të opozitës, gjatë të cilës qytetarët e kishin rrethuar ndërtesën e Kryesisë së Serbisë, Vucic, i cili gjendej brendë, kishte postuar në rrjete shoqërore duke luajtur afër Kryesisë së Serbisë dhe kanë paralajmëruar se çdo mbrëmje do të lexojnë “lajme të lira”.

Duhet përkujtuar se lëvizja “Dveri” është e spektrit të djathtë dhe shkaku i saj, po edhe i qëndrimit të opozitës serbe ndaj Kosovës, perëndimi mbahet me rezervë ndaj protestave opozitare në Serbi