Xherdan Shaqiri shënon golin e parë me Chicago Fire në MLS





Ylli i futbollit shqiptar Xherdan Shaqiri ka shënuar golin e parë te klubi i ri në Amerikë, teksa u shndërrua në figurë ngazëllyese për skuadrën e Chicago Fire.
Sulmuesi kosovar, por që luan për Kombëtaren e Zvicrës, shënoi golin e dytë nga penalltia, në fitoren 3-1 të Fire kundër Sporting Kansas Cityt.





Kjo ishte fitore e dytë radhazi e Chicagos pas dy barazimeve dhe meritë të madhe pati edhe ylli shqiptar, Shaqiri.
FOR THE HOME CROWD @XS_11official pic.twitter.com/4kry0USPt1
— Chicago Fire FC (@ChicagoFire) March 19, 2022


