Lajme

Serbët “dorëzohen”, tërhiqet edhe kamioni i fundit

Nga Jarinja sapo kanë mbërritur lajme të mira. Kamioni i fundit largohet nga atje.

Pas një bllokade të shkaktuar nga barrikadat e formuara me kamionë dhe automjete të tjera të rënda, sot protestuesit serbë e kanë liruar rrugën.

E gjithë situata është zhvilluar nën vëzhgimin e rrebtë të KFOR-it.

Të pranishme kanë qenë edhe forcat e Policisë Speciale të Kosovës, të cilat janë larguar nga vendi i ngjarjes, vetëm pasi kamioni i fundit ka marr rrugën për në shtëpi.

Gjithçka deri më tani, ka shkuar pa incidente. Protestuesit serbë, megjithatë, nuk janë kënaqur pa bërtitur “Serbia, Serbia”. Situata atje, pritet të rikthehet në normalitet./