Bota

Volodymyr Zelensky: Nëse s’ka marrëveshje, fillon Lufta e Tretë Botërore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, tha të dielën se është gati të negociojë me homologun rus, Vladimir Putin, por paralajmëroi se nëse negociatat nuk kanë sukses, kjo do të thotë se bota do të shkojë drejt Luftës së Tretë Botërore.

“Jam gati për negociata me të. Kam dy vjet që jam gati. Dhe, mendoj se pa negociata, nuk mund t’i japim fund kësaj lufte”, tha Zelensky në një intervistë ekskluzive për CNN, mëngjesin e së dielës.

“Nëse ka qoftë edhe 1% mundësi për ta ndaluar këtë luftë, duhet ta shfrytëzojmë atë. Duhet ta shfrytëzojmë patjetër. Çdo ditë po humbim njerëz, njerëz të pafajshëm”, theksoi presidenti ukrainas, përcjell Albinfo.ch.