LajmeTë fundit

VUÇIQ I BINDUR PËR PËRKRAHJEN E SLLOVENISË NËSE VJEN DERI TE MARRËVESHJA ME KOSOVËN Insajderi INSAJDERI

Në konferencën për gazetarë kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka porositur se dy vendet kanë dinamikë të mirë të zhvillimit dhe se kanë shkëmbim të shkëlqyer tregtar, i cili tregon edhe zhvillimin e marrëdhënieve.

Ai ka shtuar se dy presidentët kanë biseduar edhe për Kosovën, si dhe që Serbia do ta ketë përkrahjen e Sllovenisë nëse vjen deri te zgjidhja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Kemi biseduar për rrugën e Serbisë në BE. Ne e kemi përkrahjen e Sllovenisë në rrugën tonë evropiane. Dëshirojmë që ky rrugëtim të përshpejtohet”, ka thënë Aleksandar Vuçiq.