Lajme

Haradinaj komenton deklaratën e presidentit Thaçi për borën, flet edhe për rrëzimin e qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar postimin e bërë nga presidenti i Kosovës se bora ka nis të shkrihet dhe shpreson që të mos bëhet skllotë.

“Shumë vështirë e kam me komentu atë që ka paralajmëru Presidenti ne kemi kohë që s’jemi taku nuk po e di për çka ka mendu konkret. Ne po punojmë në materien e një marrëveshje po vëmë çdo gjë për arritjen e një marrëveshje përfundimtare”, tha ai.

Ndërkohë kur është pyetur se a ka marrëdhënie të ngrira me Presidentin, ai tha se ka kohë që nuk janë takuar një për një.

“Kemi pasur takime shumëpalëshe por një me një nuk jemi takuar, ka një kohë”, tha ai.

“Në momentin kur jam pyetur dhe kur kam përmendur borën kam qenë në një ngjarje dhe nuk kam dashur t’i përziej mesazhet. Nuk mund t’i komentoj të tjerat çka kanë pasuar”, tha Haradinaj.