Vuçiq e pret Listën Serbe sot në Beograd, nuk dihet arsyeja e takimit
Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vucic, do të mbajë sot një takim me përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve në Kosovë, në Pallatin e Serbisë.
Kështu ka njoftuar presidenca serbe, teksa ka bërë të ditur se në takim do të marrin pjesë gjithashtu drejtori i të ashtuquajturës Zyra serbe për Kosovë, Petar Petkovië.
Pjesëmarrëse do jetë edhe Lista Serbe, pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Më pas, bëhet e ditur tutje, se pas takimit përfaqësuesit do të deklarohen për medie.
Nuk është bërë i ditur motivi i takimit.