Lajme

Të gjitha partitë politike pro zgjedhjeve, por Presidenti nuk i fton për konsultim

Janë bërë pesë ditë qëkurse kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.

Megjithatë, presidenti Hashim Thaçi, ende nuk është takuar me përfaqësues të partive politike, për epilogun që do ta përcjellë vendin pas dorëheqjes së kreut të Ekzekutivit, raporton KTV.

Për këtë çështje, ekzistojnë dy mundësi. Njëra, zgjedhja e mandatarit të ri që do udhëheqë me qeverinë dhe tjetra, caktimi i datës së zgjedhjeve.

Por, deri më tani, asnjë nga subjektet politike, në pozitë e opozitë, nuk kanë pranuar ftesë nga i pari i shtetit.

Kurdo që Presidenti Thaçi fton subjektet në takim, ato janë të gatshme që t’i përgjigjen ftesës së tij.

Në anën tjetër, njohësit e proceseve politike në vend,kërkojnë nga Thaçi që këtë takim ta mbajë sa më shpejt.

Ramush Haradinaj, të premten e kaluar, ka hequr dorë nga kreu i Qeverisë, pas ftesës për t’u intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.