Lajme

Avokati i Krasniqit flet për bastisjen: Mund të jetë konfirmim i aktakuzës

Avokati Arianit Koci i cili e përfaqëson ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi ka thënë se bastisja e shtëpisë në orët e sotme të mëngjesit, mund të jetë konfirmim i aktakuzën.

Kështu ka deklaruar ai, ku mes tjerash e quajti këtë bastisje një spektakël i panevojshëm.

Po kryhet një bastisje e cila është spektakël i panevojshëm, deri sot çdo njëri është paraqitur në speciale nuk ka pasur nevojë për një spektakël të tillë. Kjo mund të jetë konfirmim i aktakuzës por jo domosdoshmërisht”, tha ai në emisionin #gjesi në T7.

Ndryshe, më herët Tribunali Special ka njoftuar se është duke kryer operacione në Prishtinë, teksa momentalisht është bastisur shtëpia e Jakup krasniqit.