Lajme

Vuçiq e largon nga puna para kamerave drejtorin e Industrisë e Energjisë Elektrike të Serbisë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka luajtur të fuqishmin para kamerave sot në Serbi duke e poshteruar para kamerave ushtruesin e detyrës së drejtorit të Elektroekonomisë së Serbisë Milorad Grçiq, duke e pyetur me tone kërcënuese “pse nuk më ke njoftuar se ka pasur zjarr të vogël në B1 (bllok i termoelektranës)”.

Kur shefi i EPS’së i është përgjigjur se nuk ka dashur ta ngarkojë me gjëra dhe se puna e zjarrit është zgjidhur shpejt, Vuçiq pasi ka dëgjuar këtë përgjigje, në stil gangsteri ka vazhduar poshtërimin e drejtorit duke i thënë se është dashur ta njoftojë ai për këtë problem, e jo BIA (shërbimi sekret serb).

Më pas Vuçiq i ka kërkuar atij që ta stabilizojë gjendjen me rrymë duke i thënë që ta bëjë këtë deri në Vit të Ri.

Me këtë rast, ai para kamerave e ka pushuar nga puna ushtruesin e detyrës së EPS.

“Deri në Vit të Ri stabilizoje gjendjen, pastaj gjeje një punë tjetër”.

Vuçiq ka vizituar një fshat në Rashkë ku ka njoftuar se ky shtet do të ndërtojë një hidroelektrane që do të zgjidhte problemet e Serbisë për furnizim me rrymë.