Lajme

Tragjedi në Novi Pazar: Humbin jetën 4 të rinjë shqiptarë

Katër të rijnë shqiptarë raportohet të kenë vdekur në një aksident tragjik që ka ndodhur mbrëmë në afërsi të Tregut të Mallrave në Novi Pazar.

Kështu ka raportuar media lecanton27.ch ku thuhet se dy vetura janë përplasur kokë më kokë në autostradë.

Sipas këtij raportimi, 4 persona kanë vdekur në vend nga një automjet, ndërsa dy tjerë nga automjeti tjetër janë të lënduar.Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa policia vijon hetimet, ndaj qarkullimi në këtë pjesë të rrugës është i vështirësuar.

Viktimat janë me inicialet A.I. (21 vjeç), M.H. (23 vjeç), S.D. (22 vjeç) dhe A.U (21 vjeç).

Tutje mediat raportojnë se Novi Pazari ka shpallur ditë zie ditën e sotme.