Lajme

Vrasje e rëndë në Prishtinë, burri mbyt gruan me sëpatë

Një vrasje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Prishtinë

Një burrë dyshohet të ketë mbytur gruan e tij më sëpatë, shkruajnë mediat e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Mark Isaku në kryeqytet. Viktima është e lindur në vitin 1959 ndërsa bashkëshorti që dyshohet ta ketë kryer vrasjen 1952.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Dërgohet në mbajtje një person i dyshuar për vrasje të rëndë. Sot rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë në një shtëpi në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë. Bazuar në hetimin preliminar si dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar vrasje e rëndë. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar: I. G, mashkull 70 vjeç. Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës, femër 63 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Borovci