Bota

Trump: Vaksina në fund të vitit, deri atëherë mund të vdesin 100 mijë amerikanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur bindjen se deri në fund të këtij viti, vaksina kundër COVID-19, do të jetë gati, përcjell Reuters.

E deri atëherë, ai ka parashikuar se në SHBA mund të vdesin deri në 100 mijë veta si pasojë e koronavirusit.

Në një intervistë për FOX News, ai ka thënë se qeveria po e mbështet ilaçin kundër ebolas, Remdesivir deri në zbulimin e vaksinës.

“Gjithsesi në do të humbim nga 75 mijë deri në 100 mijë njerëz”, tha Trump.

Deri më tash, në SHBA kanë vdekur 68,602 persona si pasojë e koronavirusit, ndërkohë janë infektuar 1.188.421.