Togo thotë se ka tërhequr njohjen e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Togos, Robert Dussey, ka thënë se vendi i tij ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Dussey ka folur në një konferencë të përbashkët për media në Beograd me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq. Dussey është takuar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Më vjen mirë që keni përmendur tërheqjen e njohjes së Kosovës, ajo tërheqje është përfundimtare”, tha Dussey, raporton “Tanjug”.

Edhe nga Presidenca e Serbisë është thënë se ministri Dussey ka thënë “se Togo ka qëndrim të prerë për çështjen e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës”.

Togo kishte njohur pavarësinë e Kosovës më 11 korrik të vitit 2014.