Kryesore

Mustafa: Millosheviqi nuk ka mundur të na ndalojë flamurin, nuk do të mund as Vuçiqi

As Sllobodan Millosheviqi nuk na e ka mohuar të drejtën për të përdorur flamurin kombëtar, kështu që as regjimi i Vuçiqit, tha Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.

Sipas tij, përdorimi i simboleve kombëtare të shqiptarëve në Serbi është e drejtë e tyre njerëzore, kombëtare dhe ekzistenciale.

“Ashtu si minoritetet e tjera në rajon përdorin ligjërisht simbolet e tyre kombëtare, edhe shqiptarët në Serbi i përdorën simbolet e tyre kombëtare. Asnjë regjim nuk do të mund të na e mohojë këtë të drejtë. As regjimi i Millosheviqit nuk mundi, as ky nuk do të mund”, theksoi Mustafa.